Telegrafi

Luis Suarez do të operohet në gju, mungon në finalen e Copa del Rey

Luis Suarez (Foto by Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez do të pëson një intervenim kirurgjik gjatë ditëve në vijim.

Kështu ka bërë të njohur klubi katalunas, që nuk e ka specifikuar se sa uruguaiani do të jetë jashtë fushës pas kësaj procedure kirurgjikale.

Megjithatë, është e sigurt se do të humbasë dy ndeshjet e mbetura në ligë spanjolle, si dhe finalen e Kupës kundër Valencias më 25 maj.

Luis Suarez (Foto by Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Por, nuk dihet nëse lojtari do të mund të paraqitet me Urugain në Copa America, e cila fillon më 14 qershor.

Futbollisti kohët e fundit ka luftuar me lëndimet në gju dhe ky dëmtim vjen vetëm dy ditë pasi bluagranat u eliminuan prej Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, 32-vjeçari këtë sezon ka shënuar 25 gola në 49 ndeshje në të gjitha garat për Barcën. /Telegrafi/