Site icon Telegrafi

Luis Suarez mund të përfundojë të Milani, por Monza vazhdon të rivalizojë

Gazeta spanjolle AS shkruan se AC Milan është një hap larg nënshkrimit të Luis Suarezit, por edhe klubi i Silvio Berlusconit, AC Monza, po këmbëngul për të bindur lojtarin.

Italianët e promovuar në elitë premtojnë se do të paguajnë 4 milionë euro për sulmuesin veteran, përveç kësaj edhe bonuse dhe të drejtat e imazhit.

Agjenti Marco Kirdemir, i cili ka marrëdhënie të mira me lojtarë spanjollë apo futbollistë që kanë kaluar nëpër Spanjë, ka bërë deklarata të rëndësishme për sulmuesin uruguaian Luis Suarez.

“Unë i sjell oferta Suarezit. Prandaj, jam në komunikim të vazhdueshëm me të, e di se çfarë oferta merr. Fenerbahce e ka kontaktuar drejtpërdrejt. Ata ofruan 6 milionë euro, por Suarez e refuzoi këtë ofertë”.

“Ai dëshiron të luajë në Itali. Janë dy oferta. Njëri erdhi nga AC Monza. Prej aty ka marrë një ofertë prej 4 milionë eurosh. Por meqenëse vlera e imazhit është e lartë, do të ketë edhe marrëveshje imazhi. Paga e tij do të rritet”, ka thënë ai.

Tani mbetet të shihet se ku do të përfundojë sulmuesi uruguaian. /Telegrafi/

Exit mobile version