Site icon Telegrafi

Luis Suarez largohet nga Nacionali, festë dhe lot në përshëndetjen me tifozët: Ndoshta do të rikthehem përsëri

Luis Suarez u rikthye në vendlindje për ta veshur përsëri fanellën e klubit të zemrës Nacional.

Sulmuesi uruguaian luajti në 16 ndeshje duke dhënë kontributin e tij me tetë gola e tre asistime.

Falë edhe kontributit të Suarez, Nacional arriti të fitoj titullin e kampionit në Uruguai dhe sulmuesi veteran është i gëzuar që ka dhënë kontributin e tij.

35-vjeçari është larguar nga Nacional pas tre muajve qëndrim dhe këtë e ka bërë në mënyrë emocionuese në festën e titullit.

35-vjeçari ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë, derisa atë e tradhtuan edhe lotët.

Gjithsesi ish-sulmuesi i Liverpoolit, Ajaxit e Barcelonës ka lënë të hapur mundësinë që një dit të rikthehet sërish te Nacional.

“Ka ardhur koha dhe para së gjithash dua t’ju falënderoj për gjithçka. Siç thashë pak më parë, u ktheva për ju dhe sepse doja të kthehesha”.

“Secili nga ju duhet të vazhdojë të jetë krenar që jemi në një nivel global dhe njerëzit flasin për atë që bënë tifozët e Nacional, dhe kjo është merita juaj”.

“Dua të falënderoj shokët e mi të skuadrës. Ata mund të kenë mësuar diçka, por unë po marr me vete një grup fantastik. Po marr me vete kujtimin e të gjithëve dhe dua të falënderoj këta tre bukuroshë të mrekullueshëm (për djemtë e tij që e shoqëruan) që më dhuroi gruaja ime”.

“Ta shohë vetën të dal kampion me fanellën që kam lindur këtu është një ëndërr e realizuar. Shihemi më vonë, nuk do të luaj më, por nuk dihet nëse do të rikthehem në klub pas një kohe” , ka deklaruar Suarez në festën e titullit me Nacional.

E ardhmja e sulmuesit uruguaian pritet të jetë në elitën e futbollit amerikan MLS.

Shumë skuadra kanë shfaqur interesim për 25-vjeçarin, por Inter Miami mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me të. /Telegrafi/

Exit mobile version