Telegrafi

Luis Suarez infektohet me COVID-19, mungon përballë Barcelonës

Para rikthimit të La Ligës, Atletico Madridi ka marrë një lajm aspak të mirë.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Luis Suarez është infektuar me coronavirus gjatë ndeshjeve me Uruguain.

Në një komunikatë për media, federata uruguaiane ka konfirmuar se në testimet e fundit të lojtarëve, sulmuesi ka rezultuar pozitiv.

Kjo nënkupton se Suarez nuk do të mund të luajë në takimin kundër ish-skuadrës së tij, Barcelonës, aty nga u largua këtë verë.

Lojtari do të qëndrojë në vetizolim për dy javë dhe do të humbë edhe disa takime në Ligën e Kampionëve dhe në Spanjë. /Telegrafi/