Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike të dielën dhe pritet të mungojë për disa muaj.
Uruguaiani është fotografuar duke arritur në një spital në Barcelonë, ku është vendosur se operacioni është opsioni i vetëm.
32-vjeçari ka probleme me gjurin e djathtë qe disa muaj, ndërsa është stërvitur dhe ka luajtur me injeksione kundër dhimbjes. Por, tash shpreson që të bëjë zgjidhje afatgjate.
Në një njoftim të Barcës thuhet se Suarez do të operohet të dielën për shkak të lëndimit në meniskun e gjurit të djathtë.
Blaugranët nuk e kanë treguar kohëzgjatjen e mungesës së sulmuesit, i cili i ka shënuar 14 gola këtë sezon. Në ndërkohë, klubi është në kërkim të një sulmuesi. /Telegrafi/