Tri nga katër fitoret e fundit të Atletico Madridit kanë pasur Luis Suarez në zemër të tyre, ku fundit ishte ajo ndaj Eibar 2-1, ku uruguaiani shënoi golin e barazimit, fitoi penallti dhe e ktheu në gol.
Diego Simeone kishte nevojë për një sulmues tipik dhe ai tashmë e ka një të tillë, me Luis Suarezin që tani golashënuesi më i mirë në La Liga me 11 gola.
Atletico Madridi është shtatë pikë larg Real Madridit dhe ka një ndeshje me pak të zhvilluar, ndërsa Barcelonën e ka lënë pas 10 pikë.
Ishte Barcelona që ia dha Suarezin si dhuratë Los Rojiblancos verën e kaluar, pasi katalunasit vendosën ta largojnë Nr.9 të tyre.
Simeone ishte ai që e bindi sulmuesin, duke ia shpjeguar rolin kryesor që do të kishte në Wanda Metropolitano.
Suarez atëherë u lejua të bashkohej me Atletico për një tarifë modeste transferimi.
Kryeqytetasit do të duhet të paguajë gjashtë milion euro – nga 3 milionë euro në sezon 2020/21 dhe 2021/22 – nëse arrijnë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Kjo ishte mënyra e Josep Maria Bartomeu për të bindur tifozët e Barcelonës se Suarez nuk po i jepej flas një rivali.
Por Barcelona ia pagoi sulmuesit 6 milionë euro nga 14 sa kishte në kontratë, vetëm për tu larguar.
Atletico tani ka një golashënues, ndërsa Barcelona nuk ka një qendërsulmues natyral që mund të prodhojë vazhdimisht siç ka bërë Suarez.
Ata janë duke u mbështetur edhe një herë në Lionel Messin, me argjentinasin që i dukej e pabesueshme mënyra se si Suarez u lejua të vishej kuqebardhë.
“Më duket e çmendur ajo që bënë me Suarez. Ai shkoi falas dhe ata paguan vitet e kontratës së tij, duke ia dhënë një ekipi që do të luftojë për trofe kundër nesh”, kishte thënë Messi.
Shumë tifozë të Barcelonës po mendojnë të njëjtën gjë tani. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=cW-ccsikfBM