Luis Suarez nuk do të luajë më asnjë ndeshje këtë sezon për Barcelonën pas lëndimit në gju.
Ai do të mungojë edhe në ndeshjen e rëndësishme të Kupës së Mbretit kundër Valencias.
Saurez ka rrezik të mungojë edhe në Kupën e Amerikës.
Uruguaiani do të ketë një kontroll të enjten dhe do të marrë trajtim nga specialist i gjurit, Ramon Cugat, ku do të mbikëqyret edhe nga stafi mjekësor i klubit.
Suarez ka vuajtur nga problemet e gjurit gjatë këtij edicioni.
Lajmi erdhi si befasi për tifozët e Barcelonës, pasi sulmuesi kishte përfunduar 90 minuta pa ndonjë problem kundër Liverpoolit të martën.
Me 25 gola këtë edicion, Suarez ka luajtur një rol kyç në triumfin në La Liga të Barcelonës si dhe dërgimin në finalen e Kupës së Mbretit. /Telegrafi/