Luis Suarez ka arritur në rekordin e 200 paraqitjeve në kampionatin spanjoll, La Liga, duke u paraqitur me Barcelonën dhe Atletico Madridin.
Atletico Madridi fitoi me rezultat 3-1 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Elche në kuadër të javës së 14-të në La Liga.
Golat për ekipin e Diego Simeones u shënuan nga Luis Suarez (41’, 58’) dhe Diego Costa (80’), ndërsa për Elchen shënoi Lucas Boye (64’).
Kjo ndeshje për sulmuesin uruguaian, Luis Suarez ishte e 200-ta në La Liga, të zhvilluara me Barcelonën dhe Atletico Madridin.
🏟️ 200th game
⚽️ 153rd goal🔴🇺🇾⚪️ @LuisSuarez9 doing what he does best in #LaLigaSantander!#AtletiElche pic.twitter.com/O5aKlmr4oR
— LALIGA English (@LaLigaEN) December 19, 2020
Ky rekord i uruguaianit u ‘festua’ me dy gola të shënuar apo plot 153 gola në 200 paraqitje të bëra, ndërsa ka edhe 73 asistime.
Për Atleticon ishte paraqitje e nëntë për Suarezin, ndërsa për Barcelonën ka bërë plot 191 paraqitje në La Liga. /Telegrafi/
Luis Suarez marks his 200th La Liga game with his 153rd goal ⚽️ pic.twitter.com/HpOOWhglGn
— B/R Football (@brfootball) December 19, 2020
Luis Suarez gives Atletico Madrid the lead against Elche 🔴⚪️
153 goals in 200 La Liga appearances ⚡️ pic.twitter.com/Y0Hzr83epX
— GOAL (@goal) December 19, 2020