Ndeshjet mes Barcelonës dhe Atletico Madridit dinë të jenë shumë të fuqishme dhe me duele të pakontrolluara.
Edhe ndeshja e së mërkurës nuk kaloi pa eksese, ndërsa u mbyll me barazim 1-1.
Ishte minuta e 83-të kur Filipe Luis mori një goditje nga Luis Suarez që nuk e la pa pasoja.
https://twitter.com/TaniaMartinC/status/778711097570275330
Ai pas ndeshjes e ka publikuar këtë foto duke shkruar se Suarez “nuk e ka prekur”.
Sa për informacion sulmuesi mori karton të verdhë për këtë start.
Por pas ndeshjes sulmuesi uruguaian u pyet nga gazetarët për rastin dhe ky i fundit u bë paska edhe nervoz me kundërshtarin.
“Futbolli është për burra. Gjithçka mbetet në fushë. Nëse të gjithë i nxjerrim gjërat që ndodhi në fushë (në media sociale), loja e futbollit do të kthehej në cirk”, ka thënë Suarez. /Telegrafi/