Këngëtari i këngës së famshme “Despacito”, Luis Fonsi, është emëruar si ambasador i turizmit në Puerto Rico.
Ai është lindur në kryeqytetin e këtij vendi, ndërsa shkroi këngën “Despacito” në bashkëpunim me reperin Daddy Yankee.
Kënga u bë një sukses i padiskutueshëm, duke kryesuar listat në 45 vende, ndërsa shënoi shifra rekord në klikimet në YouTube.
“Despacito” ndikoi që edhe Puerto Rico të ketë rritje të turizmit, duke shpëtuar edhe nga kriza që po kaplonte vendin, para se kjo këngë të lansohej.
Guvernatori i Puerto Ricos, Ricardo Rossello ka dhënë së fundmi lajmin se këngëtari Fonsi do të punojnë në kompaninë e turizmit për të promovuar vendin.
Me këtë rast ai është emëruar edhe si ambasador i turizmit, falë këngës “Despacito”. /Telegrafi/