Thika, shishe, telefona celularë, topa të golfit, kanaçe, çakmakë, monedha shkuan në drejtim të Luis Figos në Camp Nou pas një lëvizjeje tronditëse në verën e vitit 2000.
Si një lojtar që adhurohej te kataluansit, udhëheqësi i ekipit me të cilin fitoi pesë vjet të gjitha trofetë pos Ligës së Kampionëve, ka bërë tradhtinë e pafalshme: ai u transferua në Real Madrid.
Florentino Perez ka bërë atë që Barcelona pohonte se nuk do paguante klauzolën e lojtarit – pagoi atëbotë shumën astronomike prej 62 milionë eurove.
Gati 20 vjet më vonë, Figo në një intervistë me Marcan shpjegon se pse e kishte bërë atë lëvizje që nçë histori e kanë bërë vetëm 15 lojtarë, duke vënë në dukje se portugezi ishte lojtari i fundit i blaugranave që kaloi te mbretërit.
“Unë gjithmonë në karrierë kam aspiruar gjëra të mëdha dhe më të mirën për mua. Unë nga Sporting Lisbona shkova në Barcelonë. Aty qëndrova për pesë vjet, ku kam fituar të gjitha trofetë përveç njërit, dhe mendova se kisha arritur atje maksimumin. Prandaj, ishte koha për të kaluar në një nivel më të lartë. Atje kam bërë përmirësime në çdo nivel edhe financiar, por edhe sa i përket prestigjit, imazhit dhe titujve”, pohoi ai.
Ndryshe, Figo me Realin fitoi të gjitha trofetë e mundshëm duke përfshirë edhe të kampionit të Evropës dhe të Botës. /Telegrafi/