Telegrafi

Luis Figo: E këshilloj Jose Mourinhon që ta rimerr drejtimin e Interit

Ish-ylli i Interit, Luis Figo, do të dëshironte që Jose Mourinho të kthehej në San Siro.

Portugezi, i cili u shkarkua në muajin dhjetor nga Manchester United, mund të marr drejtimin e skuadrës italiane.

“Si një ish-lojtar i Interit, unë do ta këshilloja Mourinhon të kthehet në Milano. Pas kësaj, Roma është gjithashtu një ekip i madh.

“Por vetëm ai mund t’ju japë një përgjigje të vërtetë, sepse është një vendim personal”, tha ish-reprezentuesi i Portugalisë.

Mourinho aktualisht është duke punuar si analist sportiv në televizionet e ndryshme gjersa gjatë verës do të angazhohet si trajner.

Ndryshe, Mou ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm me zikaltërit e kampionatit elitar italian. /Telegrafi/