Site icon Telegrafi

Luis Enrique ‘përjetoi tmerrin’ para ndeshjes me Kosovën, u bllokua për një orë në ashensor

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique kaloi një orë i mbyllur në ashensorin e hotelit dhe arriti me vonesë para ndeshjes më Përfaqësuesen e Kosovës.

Spanja mposhti Kosovën me rezultat 3-1 në ndeshjen kualifikuese të Grupit B për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Loja shkoi gjithçka mirë për ekipin spanjoll, por jo edhe para-ndeshja për trajnerin Luis Enrique.

Sipas mediave spanjolle, Enrique, i cili duhej të drejtonte ndeshjen e rëndësishme që Spanja kishte kundër Kosovës mbërriti kur gjyqtari veçse kishte njoftuar për fillimin e ngrohjes së skuadrave, pasi ishte mbyllur në ashensorin e hotelit .

Ai nuk ishte vetëm. Enrique ishte bllokuar me gjashtë anëtarë të tjerë të stafit teknik të Kombëtares.

Për fat të mirë, pas një ore përpjekje për të nxjerrë delegacionin spanjoll, punëtorët arritën të zgjidhnin situatën dhe trajneri ishte në gjendje të ulej në stol për të drejtuar ekipin e tij.

Enrique mund të mos ketë qenë në gjendje të drejtojë ekipin në ndeshjen kundër Kosovës, por në fund një makinë e Federatës e çoi trajnerin në stadiumin La Cartuja. /Telegrafi/

Exit mobile version