Site icon Telegrafi

Luis Enrique për Mbappen: Është turp që një futbollist si ai të shkoj te Real Madridi

Kylian Mbappe u largua nga PSG këtë verë dhe shkoi në Real Madrid si futbollist i lirë.

Sulmuesi francez u nda nga klubi parisien, i cili sipas vendimit të departamentit juridik të ligës franceze të futbollit është i detyruar t’i paguajë 55 milionë euro.

PSG konsideroi se marrëveshja verbale me të cilën Mbappe e fali atë borxh ishte e vlefshme, por duket se nuk është kështu.

Gjithashtu, në muajt e fundit të mandatit të Mbappe në PSG, raportohej për marrëdhënie të këqija me trajnerin Luis Enrique.

Lexo po ashtu PSG thuhet se apelon vendimin për t'i paguar Mbappes 55 milionë euro

Megjithatë, trajneri spanjoll e ka mohuar këtë në një intervistë të re për Movistar.

“Kylian është një lojtar i madh dhe një person që është vështirë të gjendet kur flasim për futbollistë të nivelit të tij. Një lojtar i mrekullueshëm, është turp që ai shkoi në Madrid, veçanërisht për ne në atë kohë,” tha Enrique, i cili luajti për Barcelona për tetë vite si futbollist dhe më pas ishte për tre vite trajner i katalunasve.

Mbappe kaloi gjashtë sezone në PSG, për të cilin luajti 308 ndeshje dhe shënoi 256 gola.

Ai u shndërrua në një nga sulmuesit më të mirë në botë, pasi erdhi nga Monaco në moshën 19-vjeçare për 198 milionë euro.

Ai luan për Realin që nga fillimi i këtij sezoni, për të cilin ka shënuar gjashtë gola dhe ka regjistruar një asistim në tetë ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version