Telegrafi

Luis Enrique niset drejtë Londrës – pritet zyrtarizimi i tij si trajner i Chelseat

Luis Enrique raportohet se po udhëton për në Londër pasi ka përfunduar në bisedimet fillestare me Chelsean për zëvendësimin e Graham Potter si trajner kryesor.

Spanjolli është shfaqur si kryesuesi për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Bluve dhe tani është në rrugën e tij drejt kryeqytetit anglez për të vazhduar negociatat me klubin, sipas The Independent.

Ish-trajneri i Spanjës thuhet se është një nga pesë trajnerët e rreshtuar për intervista nga Chelsea pas shkarkimit të Potter të hënën, me Julian Nagelsmann dhe Mauricio Pochettino gjithashtu në listë.

Lexo po ashtu Luis Enrique e do pozitën e trajnerit te Chelsea

The Independent thekson se Luis Enrique arriti të përhapë “vizionin e tij të qartë” për Chelsean në diskutimet e tij të para me zyrtarët e klubit, të cilët ishin mjaft të impresionuar për ta ftuar atë në Londër.

Luis Enrique shpjegoi stilin e tij të preferuar taktik, i cili përqendrohet në presionin e lartë dhe me intensitet të lartë, që mendohet të jetë përshtatja ideale për lojtarët e rinj që Chelsea ka sjellë gjatë dy dritareve të fundit transferuese. /Telegrafi/