Site icon Telegrafi

Luis Enrique ndër favoritët për postin e trajnerit të PSG-së

(Foto: Getty Images)

Luis Enrique është në mesin e kandidatëve të preferuar për postin e trajnerit të Paris Saint-Germainit.

Edhe pse është në prag të fitimit të titullit të Ligue 1, duket set Christophe Galtierit do t’i tregohet dera, pasi dështoi të siguronte sukses në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Francës.

Parisienët tashmë e kanë bërë një listë të ngushtë me emrat e trajnerëve potencialë që mund ta drejtojnë ekipin e tyre.

Lexo po ashtu Lojtarët e ‘paprekshëm’ të Luis Enrique janë harruar në klubet e tyre

Goal njofton se në krye të kësaj liste ndodhet ish-trajneri i Barcelonës dhe Spanjës, Luis Enrique.

Strategu spanjoll është pa skuadër prej se u largua nga La Roja pas Kampionatit Botëror, ndërsa la qenë ndër kandidatët për drejtimin e Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Exit mobile version