Spanja ka marrë fitoren më të thellë deri më tani në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.
‘La Roya’ ishin të pamëshirshëm pasi mposhtën Kosta Rikën me rezultat të thellë 7-0.
Trajneri spanjoll, Luis Enrique ka deklaruar pas ndeshjes se ka një kohë që po thotë se ekipi përfaqësues që ai udhëheq është shumë i fortë.
“Jua kam thënë në këto dhjetë ditë se kemi një Kombëtare të fortë dhe kur gjërat shkojnë kështu, futbolli bëhet një sport i mrekullueshëm”.
“Kosta Rika ishte një kundërshtar i fortë që mund të kishte krijuar probleme, por ne ishin të jashtëzakonshëm me dhe pa top”, deklaroi Enrique.
Tutje trajneri spanjoll ka thënë se tani gjithë fokusin e kanë për të dielën ndaj Gjermanisë.
“Tani i gjithë fokusi ynë është te ndeshja e radhës me Gjermaninë. Nuk e di se kush do të luajë të dielën, por nëse duam të arrijmë në finale do të duhet të aktivizojmë më shumë se njëmbëdhjetë lojtarë”.
“Tani disa do të thonë se Kosta Rika ishte një kundërshtar shumë i dobët, por nëse i analizon, do të shohësh se ata gjithmonë kanë luajtur shumë mirë në Kupën e Botës”, tha Enrique.
Ndeshjen e ardhshme Spanja e zhvillon me fillim nga ora 20:00 ndaj Gjermanisë që kërkon medomos pikët e para. /Telegrafi/