Telegrafi

Luis Enrique kandidat për ta marrë drejtimin e Sevillas

MADRID, SPAIN - MAY 27: Head coach Luis Enrique of FC Barcelona looks on during the Copa Del Rey Final between FC Barcelona and Deportivo Alaves at Vicente Calderon stadium on May 27, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Luis Enrqiue mund të jetë trajneri i ri i Sevillas për ta zëvendësuar Eduardo Berizzon.

Trajneri aktual i Sevillas, Berizzo, i ka orët e numëruara në bankinën e klubit andaluzian.

Bordi i Sevillas pritet të bëj një analizë të ekipit dhe të marrë një vendim për trajnerin në ditët në vijim.

Shanset janë që argjentinasi Berizzo pritet të largohet nga Sevilla.

Kohët e fundit si pasuesi i Berizzos është përfolur Luis Enrique.

Luis Enrique ka fituar shumë trofe me Barcelonën (Getty Images)

Problemi i vetëm është se Enrique kërkon një vit pushim, pra, vështirë se mund të pranojë një sfidë të re para se ta mbyllin këtë pushim.

Në anën tjetër Berizzo është duke vuajtur nga kanceri dhe nuk ka mundur të jetë i pranishëm edhe aq në klub në kohën e fundit.

Luis Enrique ka drejtuar Barcelonën gjatë periudhës 2014-2017.

Ai në sezonin e parë fitoi tre trofetë madhor me klubin katalunas. Enrique në tre vite ka arritur të fitojë nëntë trofe ne Barcelonën. /Telegrafi/