Telegrafi

Luis Enrique ka rënë dakord për para kontratë me gjigantët evropianë edhe pse interesimi nga Chelsea mbetet

Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique thuhet se ka rënë dakord për një parakontratë me Atletico Madridin, pavarësisht se është i lidhur me Chelsean.

Sipas El Nacional, Enrique ka nënshkruar një marrëveshje parakontrate me Atleticon dhe po pret të shohë nëse ata do të ndahen me Diego Simeonen.

Besohet se trajneri argjentinas mund të largohet nga Wanda Metropolitano dhe të shkojë në Inter nga sezoni i ardhshëm.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Simeone të qëndrojë te Atletico edhe për një sezon.

Kjo do t’i hapte rrugën Chelseat për të bërë lëvizjen e tyre për trajnerin spanjoll pasi ai nuk dëshiron të presë edhe një sezon tjetër. Blutë do të presin kohën e tyre deri në verë për të parë nëse Enrique është i disponueshëm.

Lexo po ashtu Ylli i Chelseat mbështet Luis Enriquen ta marrë drejtimin e skuadrës

Ata emëruan ish-trajnerin Frank Lampard si shef kujdestar për pjesën e mbetur të sezonit.

Shanset e Enrique për të pasuar Simeone varen nga mënyra se si do të performojnë Los Colchoneros për pjesën tjetër të edicionit.

Ata janë aktualisht në vendin e tretë në La Liga dhe kanë shijuar një përmirësim në formë që nga fundi i vitit. /Telegrafi/