Luis Enrique është në kërkim të një pune të re, ndërsa tani është kandidat për dy pozicione.
Njëra është bankina e Chelseat, ku Graham Potter po ka rezultate të këqija, ndërsa e dyta ajo e Atletico Madridit, nga e cila Diego Simeone mund të largohet pas 12 vitesh.
Fabrizio Romano raporton se Luis Enrique dëshiron të rikthehet në punë, por se ende nuk ka pasur bisedime me Chelsean.
Interesante është edhe historia e transferimit të tij të mundshëm te Atletico, e cila do t’i jepte fund epokës së Diego Simeone, e cila filloi në vitin 2011.
Atletico nuk është më afër konkurrencës me Realin dhe Barcelonën në planin afatgjatë dhe mediat po bëjnë të ditur se Enrique duhet të zgjojë skuadrën.
Më herët në karrierën e tij si trajner, ai drejtoi Romën, Celtan, Barcelonën dhe Spanjën./Telegrafi/