Paris Saint-Germaini është duke i finalizuar detajet e marrëveshjes me Luis Enriquen – bën të ditur L’Equipe.
Kampioni i Ligue 1 është në kërkim të një trajneri pas vendimit për ta shkarkuar Christophe Galtier nga posti.
Julian Nagelsmann ka qenë në bisedime të avancuara, por palët mësuan se kishin dallime të mëdha. Ndërkohë edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho, ishte në listë, ndërsa më pas u largua si opsion.
Në ditët e fundit si favorit është përmendur trajneri i Bolognas, Thiago Motta, që do të shënonte kthimin te klubi ku ka qenë si lojtar (2012-2018) dhe trajneri i ekipit të të rinjve (në sezonin 2018/2019).
Megjithatë, L’Equipe njofton se PSG është pranë që të arrijë marrëveshje me ish-trajnerin e Barcelonës dhe Spanjës, i cili është lidhur me postin e trajnerit të Napolit. /Telegrafi/