Ish- trajneri i Barcelonës dhe Spanjës, Luis Enrique është shfaqur si një favorit për pozitën e strategut të Chelseat.
Spanjolli po konkurron për postin në Stamford Bridge, së bashku me Julian Nagelsmann dhe Mauricio Pochettino.
Sipas The Sun, Chelsea ka nevojë për lejen e Bayern Munich për të biseduar me Nagelsmann, pasi ai edhe pse është i shkarkuar – ende paguhet nga Bavarezët.
Një tjetër që është lidhur me këtë detyrë është trajneri i Fulhamit, Marco Silva.
Chelsea do të shpresojë të ketë një takim në javët e ardhshme.
Blutë kanë një çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, andaj do të synojnë që përballë Los Blancos të jenë me strateg të ri. /Telegrafi/