Site icon Telegrafi

Luis Cavanda që ka luajtur për Lazion dhe Galatasarayn, ka arritur marrëveshje me Trepçën ‘89

Trepça ’89 ka bërë transferimin më të madh në futbollin kosovar, jo vetëm në këtë afat kalimtar.

Ish-mbrojtësi i Lazios, Torinos e Galatasarayt, Luis Cavanda është lojtar i ri i “Minatorëve”.

Cavanda që ka bërë karrierë me klube si Lazio, Torino, Trabzonspor, Galatasaray e Standart Liege, do të luajë në Superligën e Kosovës.

Ai u bashkua sot ekipit mitrovicas, Trepça ’89.

Se si erdhi deri të transferimi i tij në këtë ekip dhe sa e njeh ai futbollin e Kosovës, e zbulon në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova.

Në një intervistë të dhënë për mediat belge, Cavanda kishte thënë se duan të luanë në Evropë.

“Nuk ka mbrojtës të djathtë më të mirë se unë në ligat belge. Ka disa oferta por ato nuk më përshtaten. Unë dua të qëndroj në Evropë”, kishte deklaruar ai.

Futbollisti belg ndeshjen e tij të fundit e ka luajtur në maj të vitit 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version