Telegrafi

Luis Campos, gjeniu i transferimeve në Evropë – zbuloi shumë lojtarë, i shiti shtrenjtë dhe bëri kampion Monacon dhe Lillen

Ish-futbollisti portugez, Luis Campos ka ‘pushtuar’ botën e futbollit me suksesin e fundit në Ligue 1 me skuadrën e Lille, ku është drejtor sportiv.

Lille është shpallur kampion i Francës për sezonin 2020/21 duke befasuar të gjithë, pasi fitoi garën ndaj gjigantëve të Paris Saint-Germain.

Megjithatë, më meritori për këtë sukses të Lille po llogaritet drejtori sportiv Luis Campos.

Campos njihet për zbulimin e lojtarëve të rinj, të cilët po shpërthejnë vit pas viti dhe po shiten me shifra të mëdha në klubet evropiane.

Luis Campos

Portugezi këtë punë e kishte bërë me shumë sukses edhe para disa vitesh te Monaco, ku ishte bërë kampion edhe me këtë skuadër.

Por, cilat janë zbulimet dhe transferimet më të mëdha të Campos në vitet e fundit me skuadrën e Monacos dhe Lille?

Në Monaco, Campos nënshkroi me Bernardo Silvan për tre milionë funte dhe e shiti atë për 45 milionë, ndërsa Fabinhon e bleu për dy milionë dhe e shiti për 43 milionë funte.

Campos gjithashtu e ble edhe Thomas Lemar për një milionë funte dhe e shiti atë për 63 milionë funte, ndërsa zbuloi edhe talentin e Kylian Mbappe, i cili u shit pastaj për 180 milionë euro.

Në Lille, Campos gjithashtu ishte ‘mbret’ i zbulimeve, duke nënshkruar me Rafael Leao për 5 milionë funte dhe duke e shitur atë për 24 milionë. Ai nënshkroi gjithashtu me Nicolas Pepe për 3 milionë funte dhe e shiti atë për 72 milionë funte, ndërsa Gabriel u ble për 3 milionë dhe u shit për 25 milionë funte.

Këto nuk ishte zbulimet e vetme të Campos te Lille, pasi ai gjithashtu bleu Victor Osimhen për 12 milionë funte dhe e shiti atë për 60 milionë, ndërsa nënshkroi me Burak Yilmaz si lojtar i lirë dhe turku shënoi 21 gola këtë sezon. Ai gjithashtu nënshkroi David për 24 milionë funte dhe ky i fundit shënoi 15 gola. /Telegrafi/