Një nga shqetësimet më të mëdha të Lazios për momentin është lëndimi që pësoi Luis Alberto ndaj Atalantas.
Trajneri Simone Inzsghi shpreson që mesfushori spanjoll të luajë në ndeshjen e fundit kampionate, atë ndaj Interi.
Në këtë gjë shpreson dhe beson edhe vet lojtari, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka shkruar:
“Refuzoj të besoj se ky do të jetë imazhi im i fundit për këtë sezon. Kam shumë dëshire të rikthehem në fushë, do luftoj deri në fund. Objektivi Inter”.
Ndeshja e ardhshme e Lazios është ndaj Crotones, një ndeshje jo e lehtë pasi këta të fundit luajnë për të mbetur në ligë.
Ndërsa ajo e fundit ndaj Interit është për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, që me shumë mundësi do t’i takojë skuadrës që do e fitojë ndeshjen.
Në dyshim për Lazion është edhe Ciro Immobile. /Telegrafi/