Ylli i Lazios, Luis Alberto, po shijon rolin e tij të ri nën urdhrat e Simone Inzaghit, të ciline ka lavdëruar shumë, ndërsa shtoi se dëshiron të shkoj në Euro 2020 me Spanjën.
Biancocelestët së fundmi mposhtën Juventusin dy herë në hapësirën e dy javëve, një herë në ligë dhe fitoren e fundit në Superkupën e Italisë, dhe aktualisht renditen të tretit në Serie A.
Mesfushori spanjoll është njëri nga lojtarët kryesore, ndërsa dha një intervistë për gazetën Marca në të cilën ai preku shpresat e tij për të ardhmen dhe rolin e tij aktual në Lazio.
“Jemi në një moment shumë të mirë, duam të vazhdojmë kështu që të qëndrojmë në majë të tabelës”, ka thënë fillimisht Alberto.
“Është ende shumë herët të flasim për Scudetto, ne shkojmë hap pas hapi. Të flasim për ligën tani na tërheq vetëm vëmendjen”.
“Të jesh në luftë për titull do të ishte një ëndërr”.
Luis Alberto po kalon një sezon të mrekullueshëm, me 12 asistime tashmë në Serie A, dhe shpjegon se trajneri Simone Inzaghi donte më shumë prej tij.
“Ai më ka dhënë më shumë liri dhe hapësirë këtë sezon, ai dëshiron që unë të jem më shumë protagonist dhe tani për tani jam duke bërë mirë dhe kështu është edhe ekipi”.
“Është vetëm këtë vit që unë jam duke luajtur në një nivel shumë të lartë, ndihem shumë mirë dhe jam duke marrë më shumë përgjegjësi”.
“Sekreti i bërjes së asistimeve është shumë orë stërvitje dhe ndjenja që keni me bashkëlojtarët tuaj. Koka luan një rol shumë të rëndësishëm edhe në mbajtjen e nervave tuaj të qëndrueshëm dhe të qenit në gjendje të shihni qartë se ku duhet ta vendosni topin në një lojë”.
“Shpresoj të vazhdoj kështu. Do të dëshiroja të shkoj në Kampionatin Evropian me Spanjën, por nuk më takon mua”, përfundoi ylli spanjoll. /Telegrafi/