Site icon Telegrafi

Luis Alberto pendohet që sulmoi klubin për aeroplanin e blerë: Nuk duhet t’i thosha ato fjalë

Mesfushori spanjoll i Lazios, Luis Alberto, ishte bërë temë në mediat italiane kur e kritikoi presidentin e klubit Claudio Lotiton, për blerjen e një aeroplani për nevojat e klubit.

Ai kishte thënë se do të ishte mirë që të paguheshin pagat e lojtarëve për sezonin e shkuar, por duket se sot është penduar për atë deklaratë të pamatur, duke shprehur keqardhje.

“Kam gabuar. Nuk ishte momenti të thosha ato fjalë. U kërkoj ndjesë njerëzve që janë ndjerë të ofenduar, por nuk kisha për qëllim të flisja për para në një moment kaq delikat”.

Lexo po ashtu Luis Alberto në luftë me Lazion: Ata blen aeroplan, nuk na paguajnë pagat tona

“Kam bërë një budallallëk dhe marr përsipër përgjegjësitë për veprimin tim”, u shpreh spanjolli.

Më pas Luis Alberto konfirmoi edhe njëherë lidhjen e tij të fortë me klubin e Lazios .

“Deri sa të jem këtu, do jap gjithmonë maksimumin, ashtu siç kam bërë deri tani. Kam luajtur në fushë edhe kur kam qenë i dëmtuar dhe jam munduar të bëj më të mirën për skuadrën”, ka thënë Luis Alberto. /Telegrafi/

Exit mobile version