Hendbollisti i Kosovës, Luigj Quni, ka arritur sukses të madh të shtunën mbrëma. Ai ka bërë befasi të madhe me skuadrën GC Amicitia Zuerich.
GC Amicitia e ka mposhtur favoritin, Pfadi Winterthur për ta fituar Kupën e Zvicrës në hendboll.
Skuadra e Qunit ka fituar finalen me rezultatin 30-28, pas vazhdimeve. Koha e rregullt prej 60 minutave përfundoi 25025.
Winterthuri ishte thuajse vazhdimisht në epërsi, por GC Amicitia barazoi rezultatin në fund. Ndërsa pas vazhdimeve siguroi trofeun e çmuar.
Pivoti i ekipit tonë ishte prej më të mirëve te Amicitia. Shënoi pesë gola nga shtatë tentime. Quni është kapiten i skuadrës kurse në muajin shkurt e ka vazhduar kontratën me Amicitian.