Telegrafi

Luigi Di Maio: Italia mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e tyre evropiane

Ministri italian i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndëkombëtar, Luigi Di Maio në Tiranë deklaroi se Italia përkrah procesin e integrimit evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai gjithashtu tha se Italia insiston që të ketë vendim pozitiv për nisjen e bisedimeve për dy vendet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Italia insiston në vendimin pozitiv për dy vendet”, tha Luigi Di Maio.

Ministria italian bashkërisht me eurokomesarin Luigi Sorec vizituan edhe kampin në Vorë, ku u vendosën 200 persona të prekur nga tërmeti./Telegrafi/