Site icon Telegrafi

Luhet për pushtimin e Evropës, formacionet e mundshme të finales së Ligës së Kampionëve

Dy skuadrat angleze, Tottenham Hotspur dhe Liverpool janë finalistë në Ligën e Kampionëve.

Si Spurs ashtu edhe Liverpool do të synojnë triumfin në finalen e Madridit, për ta mbyllur sezonin me një trofe të fituar.

Për skuadrën londineze është hera e parë që ndodhet në një finale të Ligës së Kampionëve dhe në rast triumfi do të jetë hera e parë për ta.

Në anën tjetër Liverpool ka triumfuar pesë herë në garën më të madhe evropiane për klube dhe synon ta bëjë këtë për herë të gjashtë.

Mediat e ndryshme evropiane kanë publikuar edhe formacionet e mundshme që dy skuadrat pritet të paraqiten në fushë.

Kapiteni Harry Kane pritet t’i mbledh forcat dhe të jetë titullar për Spurs, në anën tjetër te Liverpooli pritet të rikthehen Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.

Formacionet e mundshme:

Tottenham: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Winks, Sissoko, Eriksen, Alli, Son, Kane.

Liverpool: Alisson, Alexander – Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Wijnaldum, Salah, Firmino, Mane. /Telegrafi/

Exit mobile version