Telegrafi

Luhet në mesjavë dhe na presin ndeshje të zjarrta, orari i xhiros së 29-të në Ipko Superligë

Ipko Superliga e Kosovës do të vazhdoj edhe në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 29-të.

Në këtë xhiro janë në program të zhvillohen gjashtë super sfida, ku pritet të qartësohet shumëçka rreth titullit, skuadrave që dalin në Evropë dhe mbijetesës.

Padyshim që ndeshja kryesor e kësaj jave zhvillohet në Gjilan, ku të mërkurën Gjilanit pret Prishtinën në një ndeshje direkte për kreun e tabelës.

Në anën tjetër të mërkurën luhen edhe dy sfida të tjera, Ballkani pret Llapin ndërsa Drenica luan në ‘Bajram Aliu’ përballë Ferizajt.

Të enjten janë paraparë të luhen tri takime të tjera, ku përsëri ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në Gjilan.

Lideri aktual i Superligës, Drita do ta pres Feronikelin që tashmë po luan pa objektiva.

Ndërkohë dy skuadrat tjera që po luftojnë për mbijetesë, Trepça ’89 dhe Flamurtari luajnë në shtëpitë e tyre përballë Vushtrrisë respektivisht Dukagjinit.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 29-të do të zhvillohen nga ora 17:00. /Telegrafi/