Telegrafi

Luhatje në tregjet financiare shkak i borxhit grek

Treguesi japonez Nikei e mbylli sesionin e sotëm të shitjeve me 3 përqind humbje.

Rënia në tregun aziatik vjen ndërkohë që Dow Jones-i humbi gati 1 mijë pikë dje duke shënuar humbjen më të madhe brenda një dite që nga viti 1987.

Kriza e borxhit grek luajti një rol kryesor në shitjet masive dje por burimet në bursën e Nju Jorkut thanë se një gabim i rëndë teknik në shitje mund të ketë kontribuar në këtë rënie.