Telegrafi

Luhatja në strukturën e vendosur sipër shkëmbit 300 metra të lartë (Video)

Kompania që ka parqe lojërash në zonat më ekstreme në Kinë, ka vendosur një strukturë për luhatje, në shkëmbin e lartë 300 metra.

Sikur kjo të mos mjaftonte, zinxhirët janë shumë të gjatë dhe një punonjës kujdeset për luhatje, duke bërë që të largohet sa më shumë prej strukturës, transmeton Telegrafi.

Sipas zyrtarëve të parkut, më se katërmijë vizitorë, shkojnë çdo ditë aty, që të përjetojnë këtë eksperiencë që është e këndshme dhe drithëruese në të njëjtën kohë.

Megjithëse siguria është maksimale, jo të gjithë kanë mundësia ta përjetojnë. Në luhatë mund të hipin vetëm ata që janë mes 18 deri në 48-vjeç, duhet të jenë të gjatë mbi 150 centimetra dhe të mos peshojnë mbi 85 kilogramë. /Telegrafi/