Telegrafi

Luhatësja “ndahet në dysh”, dy të vdekur në Indi – publikohen pamjet e momentit të tmerrshëm

Ky është momenti i tmerrshëm kur një luhatëse në një park lojërash në Indinë perëndimore është “ndarë në dysh”, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen dy njerëz dhe janë lënduar 29 të tjerë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një incident i tillë ka ndodhur të dielën në Parkun e Lojërave të Balvatika pranë liqenit Kanakaria në qytetin Ahmedabad të shtetit Gujarat.

Videoja e tmerrshme tregon momentin kur pjesa që mbartte ngarkesën, u këput, derisa ishte duke u lëkundur rreth 20 metra mbi tokë.

Pamjet thuhet se gjithashtu tregojnë zyrtarët e shpëtimit duke tërhequr njerëzit e plagosur nga aty. /Telegrafi/