Një luhatëse e pazakontë në Dubai është bërë atraksion turistik. Bëhet fjalë për luhatësen mbi 140 metra të lartë që njëherit po konsiderohet edhe më e lartë sesa piramida e Gizës.
Në video të shumta që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet turma e mbledhur duke pritur në radhë që të hipin në luhatësen që ju ofron adrenalinë të pafund, transmeton Telegrafi.
Megjithatë të rrallë janë ata persona që hipin në të, dhe deri në fund të “xhiros” rezistojnë pa bërtitur apo alivanosur për pak sekonda.
Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë e cila është bërë pikë reference për turizmin në Dubai. /Telegrafi/