Në Kinë është hapur një park për më të guximshmit, ku do të kenë rastin të shijojnë bukuritë duke kërcyer me litar nga shkëmbi që është mbi 700 metra i lartë.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin “luhatësen” e cila është e gjatë sa një ndërtesë 30-katëshe, nga e cila pak njerëz kanë guxim të lëshohen, transmeton Telegrafi.
Billed ndryshe njihet si “mbretëresha e të gjitha luhatëseve”, nga e cila mund të lëshoheshin poshtë maleve Chongqing në jugperëndim të Kinës.
Kjo luhatëse është certifikuar nga libri i rekordeve të Guiness si luhatësja më e lartë në botë, duke lënë në hije atë në Afrikën e Jugut që deri më tani konsiderohej si më e larta.
Nëse lëshoheni në të do të “fluturoni me shpejtësi prej 150 kilometra në orë, dhe do të ndjeni freskinë e ajrit në fytyrën tuaj. Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/