Telegrafi

Luhatësja e fëmijëve lëvizte sikurse të shtyhej nga dikush, edhe pse në video nuk shihet njeri! (Video)

Një njeri ka thënë se ka mbetur i rrëqethur pasi ka zbuluar një fenomen duke ndodhur në një hapësirë të lojërave për fëmijë.

Sipas asaj që thuhet në përshkrim, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë një luhatëse fëmijësh, e cila po lëvizte sikurse të shtyhej nga dikush.

Siç edhe mund të shihet, luhatësja pastaj fillon në mënyrë të çrregullt lëkundjen lart e poshtë, sikurse dikush të ishte i hipur në të – edhe pse askush nuk është parë në video.

Bëhet e ditur se pamjet u kapën në një park për fëmijë në Khyala, Indi, nga një shikues i tmerruar. /Telegrafi/