Telegrafi

Luhaja në murin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, fëmijët që i ndanë kufiri tani mund të luajnë së bashku

Ronald Rael dhe Virginia San Fratello, janë profesorët nga Kalifornia, që e kthyen murin që ndanë Shtetet e Bashkuara me Meksikën, në diçka që duket sikur park lojërash.

Ideja e profesorëve të arkitekturës, që së pari u prezantua më 2009, ishte që të instalohen luhaja, në të cilat do luanin së bashku, fëmijët dhe të rriturit në të dy anët e kufirit, transmeton Telegrafi.

“Si një prej eksperiencave tona më të mira, tani ka nisur të merr formë, pasi është përplot me kënaqësi dhe realizohet së bashku” ka thënë Rael.

Me anë të këtyre luhajave, ata po kundërshtojnë murin që është ndërtuar dhe do të vazhdojë të ndajë pa nevojë dy shtetet të ndryshme. /Telegrafi/