Telegrafi

Lugina vlerëson kushtëzimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë

Zyrtarët shqiptarë të Luginës, në deklaratat e tyre kanë thënë se reciprociteti është kërkesë e kamotshme e shqiptarëve të Luginës, duke vlerësuar se në rajon fatkeqësisht kjo masë është aktualisht çelës i zgjidhjes së problemeve dhe jo respektimi i të drejtave legjitime, raporton RTK.

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ndryshe nga fqinjët e tjerë, kanë pranuar realitetin e ri në Ballkan, por të drejtat e tyre me dekada janë nëpërkëmbur. Ndaj si domosdoshmëri të kohës, kanë zgjedhur alternativën për kërkim të realizimit të të drejtave të tyre në shkallë reciprociteti me realizimin e të drejtave të serbëve në Kosovë. /Telegrafi/