Projekt për kolonizim të Kosovës e quan ndërtimin e lagjes “Luginës së diellit”, në veriun e Mitrovicës, opinionisti Nexhmedin Spahiu. Ai në Rubikon të KTV-së, zhvillimet e fundit i vlerësoi si fillim i një lufte të ftohtë.
Formula e paqartë që nga fillimi i dialogut pa pasur një pasqyrë për rezultate, Dukagjin Gorani nga LVV ka thënë se ka bërë që procesi të shndërrohet në betejë të Kosovës.
“Gjendja është gati elektorale dhe e vetmja formë e gjetjes së rrugëdaljes është përmes daljes në zgjedhjes”, ka thënë Gorani.
Tema e dialogut është shterur dhe duhet diskutimi duhet të fokusohet në pika konkrete sipas Sadri Feratit nga LDK e që sipas tij rezultatet fillestare të procesit ishin inkurajuese duke parë Serbinë të largohet nga Kosova.
“Nuk ka problem në dialog por në implementim të marrëveshjeve dhe kjo sepse po i pengon Beogradit”, ka thënë ai.
Projekti i ndërtimit të rreth 300 shtëpive në veriun e Mitrovicës mund të kontestohet, sipas Feratit, mirëpo fillimisht duhet të rishikohen të gjitha procedurat duke përfshirë edhe nënshtetësinë e serbëve të cilët do të kthehen.
Ndër të tjera, opinionisti Naim Rashiti potencoi se pozitën e Kosovës e kanë dëmtuar çështjet si refugjatët e radikalizmi.