Telegrafi

“Lugina e Diellit” mes kundërshtimeve (Video)

Ndërtimi i lagjes “Lugina e Diellit”, në një pozitë strategjike ndërmjet Mitrovicës e Zveçanit, ku pretendohet të kthehen rreth 1500 banorë serb, duhet të bëhet në bazë të ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kështu, insiston këshilltari politik i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj.

Por, Gecaj thotë se komuna e ka për obligim që t’i drejtohet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të marrë leje nga ajo.

E, shefi i divizionit për komunikim publik, nga kjo ministri, Fadil Maxhuni i ka thënë televizionit se Inspektorati i kësaj ministrie e ka urdhëruar Komunën e Zvecanit që të pajisen me këto dokumente.