Telegrafi

Luganos do t’i largohen dy yjet shqiptarë, Sadiku dhe Alioski

Trajneri i Luganos, Paolo Tramezzani, i shikon si të larguar në verë dy yjet e skuadrës, Armando Sadikun dhe Ezgjan Alioskin.

Ky largim sipas trajnerit italian do të jetë për të mirën e karrierës së dy lojtarëve.

“Sadiku dhe Alioski janë gati për të luajtur në nivelet më të larta. Do të humbim dy lojtarë dhe djem të shkëlqyer. I kanë dhënë shumë këtij ekipi dhe kanë fituar shumë prej tij”.

“Armando rigjeti veten, ndërsa Ezgjani është bërë ai që është bërë. Për të mirën e tyre besoj se është e drejtë që të largohen. Gjithashtu mendoj se i kemi në skuadër elementët e duhur për t’i zëvendësuar”, u shpreh trajneri italian që po kalon një kohë të shkëlqyer te klubi zviceran.

Sadiku që luan që nga janari ka arritur të shënojë 6 gola, ndërsa Alioski është i dyti në renditjen e përgjithshme me 14 gola.

Lugano nga fundi i renditjes është ngjitur në pozitën e pestë dhe ka gjasa të luajë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/