Sipas “Ticinonews”, Osmani ishte në provë te ekipi i kategorisë së dytë helvete dhe paraqitjet e tij i kanë pëlqyer drejtuesve të klubit zviceran aq sa janë gati të bëjnë një hap për afrimin e tij, raporton supersport.al.
Gjithsesi duke mos dashur të shpenzojë, klubi Luganos i ka ofruar Teutës një shkëmbim, jo me një por me plot tre futbollistë. Kështu për të marrë Osmanin, zviceranët janë gati të ofrojnë sulmuesin Bebeto dhe Brahima Toure plus portierin me origjinë shqiptare, Pajtim Badalli.
Lajmi për interesimin e Osmanit është konfirmuar dhe nga presidenti, Angelo Renzetti i cili gjithsesi ka theksuar se për momentin nuk ka asgjë konkrete, duke ja lënë zgjedhjen sipas mediave zvicerane, klubit të Teutës. /Tribuna/Telegrafi/