Site icon Telegrafi

Lugano dëshiron ta mbajë Sadikun

Lugano's player Ezgian Alioski, right, and Lugano's player Armando Sadiku, left, celebrate the 1-0 goal during the Super League soccer match FC Lugano against FC Sion, at the Cornaredo stadium in Lugano, Sunday, April 9, 2017. (KEYSTONE/Ti-Press/Gabriele Putzu)

Forma e mirë e Sadikut me Luganon gjatë këtij sezoni ka bërë që shqiptari të rikthehet edhe një herë ndër më të kërkuarit në kampionatin helvet. Mirëpo mediat pranë Luganos kanë bërë me dije ndryshimin e planeve për merkaton.

Sadiku është përzgjedhur si “ylli” nga i cili do të startojë merkatoja në rast kualifikimi për në Europa Ligë.

Deri tani, Lugano e Tramexanit është duke shkëlqyer me dy shqiptarët në sulm: Alioskin dhe Sadikun. Për të parin, ka aktualisht kërkesa nga disa skuadra gjermane dhe duket se transferimi i tij drejt Bundesligës nuk do të hasë vështirësi.

Ndryshe nga Ezgjan Alioski, plani për Sadikun tashmë është ndryshuar krejtësisht. Sipas “Tio.ch”, Lugano do të kërkojë me çdo kusht që të mbajë sulmuesin e Kombëtares shqiptare për sezonin e ardhshëm.

Kjo do të ishte një zgjedhje pozitive edhe për vetë Sadikun, i cili do të kishte edhe një herë shansin për të treguar vlerat e tij në arenën ndërkombëtare, në ligën e dytë prestigjioze europiane për klube.

Duke qenë se Sadiku nuk ka ende lirshmërinë që do t’i garantojë pasaporta bullgare (për të qenë i barabartë në zonën europiane dhe jo si ekstrakomunitar), bomberi kuqezi do të ishte i gatshëm që të qëndronte në skuadrën e Tramexanit.

Jo vetëm kaq, por edhe kjo e fundit ka interes ta shtyjë qëndrimin e tij, pasi momentalisht përfiton vetëm 20% të vlerës së kartonit në rast shitjeje.

Exit mobile version