Telegrafi

Luftojeni kancerin me muzikë

Ekspertët amerikanë, kanë ndjekur eksperiencat e një grupi të pacienteve të moshës 11 deri 24 vjeç të cilët kishin prodhuar një video muzikore për tri javë.

Ata kanë zbuluar se pacientët kishin gjetur fortësinë dhe kishin përmirësuar marrëdhëniet me familjen dhe miqtë.
Te gjithë pacientët po i’u nënshtroheshin tretmanëve të rrezikut të lartë të transplantimit të qelizës burimore.
Për t’i prodhuar videot muzikore, të rinjve iu ishte kërkuar të shkruajnë tekste muzikore, incizojnë zërat dhe të mbledhin fotografi për të krijuar tregimin e tyre.

Ata ishin udhëzuar nga një terapist muzikor i kualifikuar, i cili ndihmoi pacientët të identifikojnë se çfarë ishte e rëndësishme për ata dhe se si t’i kumtojnë idetë e tyre.

Pas seancave, hulumtuesit kanë gjetur se grupi i cili bëri video muzikore, ka raportuar të ndjehen shumë më mirë, më të durueshëm dhe në gjendje t’i bëjnë ballë tretmanëve se sa një grup tjetër, i cili nuk ka bërë terapi muzikore.
“Këta faktor mbrojtës kanë ndikim në mënyrat se si adoleshentët dhe të rinjtë përballën, fitojnë shpresën dhe gjejnë kuptimin midis rrugëtimit të tyre të kancerit”, ka thënë, autorja e cili ka udhëhequr këtë studim, Dr Joan Haase nga universiteti i Indianes./Kosovapress/Telegrafi/.