Edhe pse ekzistojnë preparate kozmetike, të cilat në mënyrë të suksesshme pengojnë aromat e pakëndshme, nganjëherë as ato nuk mjaftojnë, prandaj duhet t’u kushtohet rëndësi shprehive ditore.
Higjiena e rregullt ditore, e cila përfshin dushin dhe vendosjen e deodorantit, është mënyra më e mirë për të larguar aromën e pakëndshme të djersës, mirëpo nëse përkundër rutinës së rregullt higjienike nuk mund ta largoni aromën e djersës, përcillni këto këshilla:
– Rregullisht largoni qimet nën sqetulla
– Konsumoni sa më pak mish
– Shmangni alkoolin dhe ushqimet që nxisin errën e djersës (hudhra, qepa, shpargu)
– Vishni rroba me material natyror
– Pini gjysmë litri ose një litër çaj sherbeleje në ditë
– Një ose disa herë në javë ujit që laheni qitni uthull molle
– Merruni me aktivitet fizik
– Shmangni pijet shumë të ftohta ose shumë të nxehta. /Telegrafi/