Telegrafi

Luftoi për gjatë 90 minutave në fushë, Shala: Nder dhe krenari me vesh këtë fanellë të shenjtë

Herolind Shala ka qenë njëri nga futbollistët më të mirë të Kosovës në takim me Greqinë.

Mesfushori nga Drenasi ka vrapuar pa fund, teksa luftoi shumë në mesfushë që Dardanët mos të mposhtën.

Kapiteni i Kosovës si gjithmonë është një futbollist që sakrifikon jashtëzakonisht shumë në fushë dhe është një ‘motor’ i Përfaqësueses sonë.

Shala tanimë i kthyer në Norvegji, ka postuar dy foto në profilet e tij zyrtare, Facebook dhe Instagram.

Ai ka shkruar se është nder dhe krenari për të për ta veshur fanellën e shenjtë të Kosovës.

“Nder, privilegj dhe krenari me vesh këtë fanellë të shenjtë”, ka shkruar Shala.

Kujtojmë që mesfushori i Valerengas u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën ndaj Greqisë dhe do t’i mungojë Kosovës në ndeshjen e ardhshme ndaj Sllovenisë në nëntor. /Telegrafi/