Telegrafi

Luftoi dhe u plagos për Kosovën, përfundoi me familje në shatorr (Video)

Selim Ymeri, së bashku me babanë, gruan dhe tre fëmijët jeton në një tendë.

Kryefamiljari, që është edhe veteran i UÇK-së dhe i plagosur në luftë, thotë se nuk ka besuar se do të vinte në këtë gjendje.

“S’kam besu që më vjen kjo ditë me jetu me fëmijët në shatorr”, ka thënë ai.

“Ujë s’kemi, rrymë jo… në kushte shumë të vështira”, shton gruaja e tij.

Vendi ku kjo familje janë detyruar të jetojnë, nuk i plotëson as kushtet elementare për jetesë. Fatmirësisht, daja ia ka ndarë një copë toke, në Baincë të Kaçanikut, ndërsa iniciativë për t’ia ndërtuar shtëpinë ka ndërmarrë hoxha i fshatit. /Klan Kosova/