Telegrafi

Luftimi i korrupsionit i sjell Kosovës njohje të reja (Video)

Pas një viti që u përcoll më shumë probleme nga aspekti ekonomik dhe politik Kosova ka pranuar njohjen e 112 nga Republika Surinames, vend në Amerikën Jugore.

Kosova po shënon progres në integrime evropiane, por me mangësi gjatë rrugës së saj, për shkak edhe të mosnjohjes edhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian.

Njohës të këtyre çështjeve në vend vlerësojnë se Kosova duhet të fokusohet në aspektet e brendshme organizative duke luftuar korrupsionin, krimin e organizuan, islamin politik, në mënyrë që të arrijë të tërheq njohjen e pesë shteteve anëtare të BE-së.

Avni Mazreku, njohës i këtyre rrethanave, thekson se ndonëse ka ardhur kjo njohje e fundit, Politika e Jashtme e Kosovës duhet të ndryshojë qasjen e lobimit në shtetet e tjera dhe jo t’i shfrytëzojë ato për turizëm.

Sipas tij, fajtor është klasa politike në Kosovë./Gazeta Tribuna/