Site icon Telegrafi

Luftimi i celulitit me mezoterapi

Shqiponjë Behrami
Fizioterapeute
“My Beauty Clinic”
tel. 044 333 535

Për herë të parë është përdorur në Francë nga dr. Michel Pistor në vitin 1952 kundër dhimbjes dhe çrregullimeve vaskulare. Më vonë ka gjetur zbatim në fusha të ndryshme të mjekësisë si në gjinekologji, dermatologji, reumatologji, urologji, stomatologji, mjekësi të sportit e fusha tjera. Kohëve të fundit po përdoret gjithnjë e më shumë në mjekësinë kozmetike.

Mezoterapia përdoret për rifreskim, rigjallërim, hidratim dhe tërheqje të lëkurës së fytyrës, qafës, dekoltesë dhe duarve. Përdoret në shumë fusha të mjekësisë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, ndërsa në estetikë, ndër të tjera, përdoret për:
▪ Hidratimin dhe rigjallërimin e lëkurës;
▪ Luftimin e rrudhave;
▪ Eliminimin e celulitit;
▪ Humbjen e peshës dhe formësimin e trupit duke larguar yndyrën në vendet e padëshiruara; dhe
▪ Tërheqjen e lëkurës e cila ka humbur elasticitetin e saj për arsye të ndryshme

Mezoterapia realizohet përmes gjilpërave shumë të vogla, të cilat injektohen në vende të caktuara në trup për të përcjellur doza të caktuara të koktejeve me përbërje të ekstrakteve natyrore, komplekse vitaminash dhe aminoacidesh. Efekti arrihet në dy mënyra: nga veprimi farmakologjik i preparateve dhe nga stimulimi fizik me mikro-gjilpëra. Në disa klinika të specializuara shfrytëzohen makina automatike-mesogun- e cila mundëson injektimin e substancave në doza rigorozisht të caktuara pa dhimbje të theksuar.

Për çka përdoret mezoterapia?
Mezoterapia përdoret për rifreskim, rigjallërim, hidratim dhe tërheqje të lëkurës së fytyrës, qafës, dekoltesë apo duarve. Përdoret në shumë fusha të mjekësisë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, ndërsa në estetikë mezoterapia, ndër të tjera, përdoret për:
▪ Hidratimin dhe rigjallërimin e lëkurës;
▪ Luftimin e rrudhave;
▪ Eliminimin e celulitit;
▪ Humbjen e peshës dhe formësimin e trupit duke larguar yndyrën në vendet e padëshiruara;
▪ Bën tërheqjen e lëkurës e cila ka humbur elasticitetin e saj për arsye të ndryshme;
▪ Trajtime kundër rënies së flokëve.

Pse është mezoterapia efektive?
Qëllimi i mezoterapisë kur përdoret për rigjallërimin e lëkurës, është që të rrisë aktivitetin e fibroblasteve – qelizave përgjegjëse për prodhimin e kolagjenit në trup – dhe të elastinës e hialuronit, si dhe të mundësojë thithjen e plotë të substancave aktive të domosdoshme për lëkurë të shëndetshme e të re. Pas disa trajtimeve, thellësia e rrudhave zvogëlohet dukshëm, sasia e kolagjenit rritet dhe si rrjedhojë vërehet përmirësimi i pamjes së lëkurës.

Si realizohet?
Gjilpëra shumë të vogla injektohen në vende të caktuara në trup dhe përcjellin doza të caktuara të koktejeve me përbërje të ekstrakteve natyrore, komplekse vitaminash dhe aminoacidesh. Efekti arrihet në dy mënyra: nga veprimi farmakologjik i preparateve dhe nga stimulimi fizik me mikro-gjilpëra.

Mesoglow/mesolift
Me anë të trajtimeve të mezoterapisë në fytyrë injektohen vitamina, minerale, antioksidantë dhe aminoacide direkt në shtresën e lëkurës ku gjenden enët e gjakut – më saktë, në mezodermë – për ta ushqyer dhe rigjeneruar atë; poashtu, këto trajtime krijojnë kolagjenin e elastinën dhe stimulojnë metabolizmin. Vetëm pas një trajtimi lëkura duket më e relaksuar, rrezatuese, e shkëlqyer dhe e shtrënguar.

“Anti-ageing” – Trajtimi kundër plakjes
Me kalimin e viteve lëkura e humb shkëlqimin dhe freskinë e saj; kjo vjen nga ndikimi i shumë faktorëve: qarkullimi i gjakut shkon duke u zvogëluar dhe duke u pakësuar oksigjeni e nutrientët, organizmi e ka më të vështirë të largojë toksinat; kjo së bashku me dëmtimet që i shkaktojnë rrezet e diellit dhe ndikimet nga faktorët e dëmshëm të mjedisit dhe në fund humbja e kolagjenit ndikojnë që të gjitha në humbjen e shkëlqimit të lëkurës dhe elasticitetit të saj. Me plakjen e lëkurës shfaqen kapilarët e zmadhuar, humbja e indit yndyror nënlëkuror, pigmentimet dhe dëmtimet e tjera.

Por duke injektuar antioksidantë, vitamina dhe aminoacide me anë të trajtimeve të mezoterapisë bëhet furnizimi i duhur me materie në qarkullimin e gjakut dhe arrihet deri te zvogëlimi i këtyre efekteve të lëkurës.

Celuliti
Mbi 90% e femrave të të gjitha moshave kanë probleme me celulitin, i cili ka katër faza:
Faza 0: Nuk vërehet celuliti edhe kur kapet lëkura pisk
Faza 1: Nuk vërehet celuliti gjatë qëndrimit në këmbë apo shtrirë, por kur pickohet lëkura duket si lëvorja e portokallit
Faza 2: Vërehet celuliti gjatë qëndrimit në këmbë por jo shtrirë
Faza 3: Vërehet celuliti gjatë qëndrimit në këmbë dhe shtrirë.

Me anë të mezoterapisë mund të shmangen të gjitha fazat e celulitit në këmbë, ije dhe vende tjera. Koktejet që injektohen për të luftuar celulitin bëjnë shkrirjen e yndyrës, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe atë limfatik në këto vende; me ç’rast mënjanohet vrazhdësia e lëkurës (që i ngjan lëvores së portokallit) duke e bërë atë të lëmuar dhe të shkëlqyer. Seancat e trajtimit dallojnë dhe varen nga faza e celulitit.

Trajtimi për rënien e flokëve
Mezoterapia është treguar shumë efikase për trajtimin e problemeve me humbjen e flokëve. Ajo zëvendëson vitaminat dhe mineralet, të cilat me kohë dhe nën ndikimin e stresit pakësohen në trup. Përmes mikro-injektimeve, trajtimi me mezoterapi stimulon qarkullimin e gjakut dhe furnizon drejtpërdrejtë folikulin e flokut me nutrientët e nevojshëm për të stimuluar rritjen e tyre. Studimet kanë treguar se hormoni dehydrotestosterone (DHT) është një ndër faktorët që shkakton humbjen e flokëve. Me anë të trajtimeve të mezoterapisë bëhet neutralizimi i këtij hormoni dhe si rrjedhojë, mundësohet përsëri rritja e flokëve. /Telegrafi/
 

Exit mobile version